Zhvillime të reja vijnë nga kampi i Kombëtares së Italisë. Xhovani Di Lorenco ka lënë përkohësisht grumbullimin me axurrët. Lajmin e ka përcjellë vetë Federata Italiane e Futbollit.
Bëhet me dije se kapiteni i Napolit është larguar nga urdhërat e Spaletit për shkak të disa problemeve familjare. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij me axurrët përpara se të fillojë Kampionati Europian. Di Lorenco është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/