Alarm! Elseid Hysaj nuk stërvitet me Napolin në grumbullimin e Dimaros. Futbollisti ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë fare me grupin. Shkaku? Sipas faqes zyrtare të napolitanëve, lojtari është me bajame e temperaturë dhe nuk është stërvitur me ekipin. Futbollisti do të jetë me ekipin sapo të riaftësohet. Vetë lojtari dy ditë më parë është shprehur se: “Skuadra duhet të jetë e bashkuar për të bërë gjëra të mëdha këtë sezon”. shqiptari nuk ka komentuar ofertën e Arsenalit, por nga e tij, ai pranon se për Napolin ka ardhur koha që të fitojë diçka. Po kështu Lorenco Toneli mund të jetë alternativa kryesore e Napolit si zëvendësues i Hysajt. Në fakt, deri sot ishte Kristian Maxho ai që zëvendësonte shqiptarin, por trajneri Sarri ka menduar edhe për një futbollist tjetër.