Probleme me zemrën për trajnerin e Holandës, zbulohet gjendja e Koeman pas shtrimit me urgjencë në spital

Sot nuk ka qenë aspak një ditë e mirë për trajnerin e Kombëtares së Holandës. Një problem me zemrën ka bërë që Ronald Koeman të drejtojen me shpejtësi drejt dyerve të urgjencës. Momentalisht kreu i pankinës së “tulipanëve“ është shtruar në spital në kryeqytetin holandez, Amsterdam, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij duket se po shkon drejt përmirësimit, ndërsa lajmi për sulmin e pësuar në zemër e kanë konfirmuar edhe menaxher i Koeman së bashku me bashkëshorten e këtij të fundit. Gjithashtu ka qenë edhe vetë Federata holandeze që ka bërë me dije se trajtimi mjekësor shkoi me sukses dhe se tekniku i portokallinjve do të lërë spitalin ditën e nesërme për t’u rikthyer në shtëpinë e tij. Ndërkohë kujtomë se trajneri i Holandës është një emër mjaft i njohur i futbollit europian, ku sukseset e kanë përndjekur përgjatë karrierës së tij si futbollist dhe trajner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/