Pas një përvoje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xherdan Shaqiri vendosi të rikthehej në Europë. Futbollisti shqiptar përfundoi me mirëkuptim të dyanshën kontratën e tij me Çikago Fajërin për të veshur sërish fanellën e ekipit me të cilin nisi karrierën. Shaqiri u kthye pas 12 viteve te Bazeli, ku e ka pritur si një ikonë të futbollit.
Mijëra tifozë janë grumbulluar për t’i uruar mirëseardhjen ish-futbollistit të Liverpulit. Një pritje madhështore që padyshim lë një ndjesi krenarie te 32-vjeçari. Shaqiri vjen me një CV mjat të pasur te Bazeli, teksa në të shkuarën ka mbajtur veshur fanella me peshë si ajo e Interit, Bajernit të Mynihut dhe të Liverpulit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/