Pritje ferri nga vetë tifozët e Napolit, ekipi i Gatuzos “në shok” para Juventusit

Napoli do të luajë në orën 18:30 ndaj Juventusit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të Serisë A. Megjithatë edhe pse fokusi total duhet të jetë në këtë sfidë, klubi i italiano jugorëve është përballur me një incident ndaj tifozëve të saj. Ultrasit e Napolit i kanë zënë pritë autobuzit të stafit dhe kanë shpërthyer në kore ofenduese ndaj lojtarëve.

Napoli po shkon drejt një rënie të lirë në kampionat, teksa ndodhet në vendin e 6të në tabelën e përgjithshme. Megjjthatë ajo që i ka acaruar më shumë mbështetësit e kësaj skuadre është eleminimi nga Atalanta në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja ndaj Juventusit do të jetë mjaft delikate për lojtarët, pasi kanë marë ultimatumin dhe zemërimin e tifozëve. Një fitore ndaj “Zonjës së Vjetër” mund të rikthente qetësinë në Napoli, pasi dihet urrejtja e tifozëve të ekipit blu ndaj atij bardhezi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online