Pritja e gjatë e ka shpërblimin, Hanoveri thërret në skuadër Valdrin Mustafën

Gjithë ajo pritje e gjatë e Valdrin Mustafës e ka marrë shpërblimin e kërkuar. Sulmuesi që tashmë bën pjesë e Kosovës U-21, do të luajë me ekipin e parë të Hanoverit.

Kjo është ajo që njofton “Indeksionline”, ndërsa pritet që të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës ndaj Holstein Kiel. Mustafa iu bashkangjit të rinjëve të Hanoverit dhe deri tani ka qenë vetëm pjesë e këtyre grupmoshave. Për të mbërritur deri në këtë vendim, ka ndikuar edhe paraqitja ndaj Anglisë U-21, në atë humbje me rezultatin 2-0.

Hanoveri ka rënë nga elita e futbollit gjerman gjatë sezonit të shkuar, ndërsa tashmë po përpiqet për t’u rikthyer sërish në “Bundesligë”. Atje gjendet edhe një tjetër futbollist që përfaqëson Kosovën, pikërisht njeriu që u largua nga Gjermania U-21, Florent Muslija. /Sport Ekspres/