Pritet vetëm konfirmimi zyrtar, ndeshja e Superiores mund të shtyhet për të mërkurën

Vllaznia-Bylis është një prej ndeshjeve që mund të shtyhet në kalendarin e Superiores. E planifikuar që të luhet në ditën e shtunë, shkodranët kanë kërkuar që të luajnë vetëm në stadiumin e tyre.

Aty gjithçka është duke shkuar drejt fundit sa i përket mbjelljes së barit të ri, prandaj Vllaznia ka kërkuar që takimi të luhet ditën e shtunë pikërisht në shtëpi. Por duke parë se më e mira do të ishte që të pritej edhe pak ditë që fusha të rregullohej për kushte optimale, ka ardhur edhe kërkesa për ta shtyrë përballjen ditën e mërkurë që të luhet në “Loro Boriçi”. Ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga FSHF, të shumta janë gjasat që kjo ndeshje të zhvillohet në mesjavë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online