Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Italisë në Play Off të Botërorit. Trajneri i Maqedonisë konfirmoi se Jasir Asani do të luajë me këtë Kombëtare në të ardhmen.
Më herët Asani ishte pjesë e të rinjëve të Maqedonisë dhe më pas do të kalonte te Shqipëria U-21. Megjithatë situata duket shumë e vështirë dhe të pakëta duken gjasat që Jasir Asani të marrë lejen e UEFA-s për të luajtur ndaj Italisë në bazë të informacioneve të grumbulluara deri tani nga Sport Ekspres.