Shumë ndryshime priten në listën e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit që do të luhen kundër Turqisë dhe Moldavisë. Kurioziteti shtohet për tifozët shqiptarë, pasi pritet të ketë disa ndryshime të rëndësishme.
Duke llogaritur edhe listën e pritjes, priten të jenë 3 emra të rinjë të përfshirë për herë të parë në Kombëtare. Por gjithashtu edhe disa largime nga futbollistët që kemi parë më herët te kuqezinjtë.
“Sport Ekspres” mëson se lista e Kombëtares do të bëhet publike në ditën e dielë, atje ku do të mësojmë se kush do të jenë të besuarit e trajnerit Reja për ndeshjet e ardhshme. /Sport Ekspres/