Priste karrierën e madhe te Evertoni, Shani Tarashaj përfundon tek të rinjtë e Zurich

Një tjetër shqiptar i bashkohet FC Zyrih. Bëhet fjalë për Shani Tarashaj, i cili ka shfrytëzuar merkaton dimërore për t’iu bashkuar shqiptarëve të tjerë tek skuadra zvicerane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra F.C Zyrih në rrjetin social Twitter: “Shani Tarashaj nënshkroi kontratë me FC Zyrih që në filimi të këtij viti. Për momentin 25 vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U-21”- shkruhej në faqen zyrtare të klubit zviceran.

Kur ishte 19 vjeç, Tarashaj bëri debutimin si profesionist me skuadrën e Grashopers në Superligën e Zvicrës. Pas 52 ndeshjeve me këtë ekip, ai nënshkori një kontratë disa vjeçare me skuadrën e Evertonit.

Megjithatë për shkak të lëndimeve të shumta, sulmuesi është huazuar në disa skuadra të tjera. Tashmë tek FC Zyrih ai do t’i bashkohet shqiptarëve të tjerë si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Fidan Aliti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *