Prisnin shumë që Vllaznia të hapte garën e titullit kampion, trajneri i Partizanit ndoqi nga afër Tiranën

Tirana arriti të fitonte ndaj Vllaznisë me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Kristal Abazajt. Kaq mjaftoi që bardheblutë të merrnin tre pikët dhe tani kanë më shumë siguri për të fituar titullin kampion.

Ndërkohë në stadium ka qenë në ditën e djeshme edhe trajneri i Partizanit, Kolela. Në Oversport është raportuar se Kolela së bashku me drejtorin Marini kanë zgjedhur që të jenë në stadium për të parë Tiranën duke shpresuar në një hap të gabuar para derbit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *