Regi Lushkja arriti që të realizonte golin e parë zyrtar me Sherif Tiraspolin, por trajneri i kësaj skuadre nuk ka arritur që ta shoh pasi është duke luftu.ar në Ukrainë. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, mesfushori është shprehur se priste një telefonatë thirrje nga Reja për këto ndeshje të Shqipërisë. “Jam shumë i kënaqur për golin e realizuar, megjithëse duket i lehtë, por kishte shumë vlerë.
Ndihem shumë mirë këtu në Moldavi. Ambientimi ishte i vështirë në fillim, me jetesën dhe stërvitjen. Nuk ka shumë diferenca mes futbollit këtu dhe në Shqipëri, madje ekipet shqiptare mund të jenë më mirë, vetëm Sherifi është më lartë. Trajneri ynë ka shkuar në luf.të në Ukrainë për të mbrojtur familjen e tij. Ka lënë ekipin në moment delikat, por nuk ka faj pasi kishte familjen atje. Sigurisht që e prisja një ftesë nga Reja te Kombëtarja A, por do të jem gjithmonë gati për thirrjen”, tha Lushkja. /Sport Ekspres/