Prishtina është në “dorën” e një shqiptari, arbitri i Superiores ndan drejtësinë për bardhekaltrit në Ligën e Konferencës

Pas eliminimit nga Ferencvaroshi, tashmë Prishtina do të vijojë aventurën europiane në Ligën e Konferencës. Në turin e dytë përballë tyre do të gjejnë Connah’s Quay Nomads. Një ndeshje kjo që është në “dorën” e një arbitri shqiptar, teksa Eldorian Hamiti do të jetë personi që do i fryjë bilbilit përgjatë 90 minutave në ballafaqimin e parë mes dy ekipeve.

Së bashku me Hamitin në rolin e asistentit do të jetë dyshja Nertil Bregasi dhe Orgest Grabova, ndërsa Kreshnik Cjapi do të jetë arbitër i katërt. Kështu, gjyqtarët e Superiores ndajnë drejtësinë europiane për Prishtinën, që ndaj klubit uellsian dëshiron vetëm kualifikimin në mënyrë që të lërë sa më shumë gjurmë në këtë përfaqësim në Kupat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *