Dje ka ardhur, më në fund, edhe zyrtarizimi, që pritej prej 24 orësh. Blas Matuidi është një lojtar i ri i Juventusit me të gjitha të drejtat. Madje, të dy klubet kanë deklaruar edhe shifrat zyrtare të këtij operacioni që ka sjellë në Torino lojtarin e PSG-së. Për kartonin e francezit klubi bardhezi do të shpenzojë 20 mln euro, të pagueshme me tre këste. Ajo që është për t’u përmendur janë bonuset shumë të larta, që mund të arrijnë në maksimumin 10.5 mln euro në funksion të numrit të ndeshjeve që francezi do të zhvillojë. Matuidi ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të 2020-s me Juventusin. Ora è arrivata anche l’ufficialità attesa per 24 ore. Blaise Matuidi è un nuovo giocatore della Juventusin.
FJALËT – Madje, në fjalët e thëna nga ai, pasi ka hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratë, është dalluar emocioni i tij, duke përshëndetur tifozët e tij të rinj. “Jam krenar dhe i nderuar që do të vesh fanellën e bardhezinjve, një fanellë që është veshur më parë nga legjenda të futbollit francez, si Zidan dhe Platini, por edhe nga trajneri aktual i kombëtares franceze, Didier Deshamp”.