Prezantohet Albert Bunjaku, përfundon në Regionalliga

Albert Bunjaku, sulmuesi shqiptar që ka luajtur edhe në Bundesligë, do të jetë pjesë e Viktori Këln për sezonin e ardhshëm futbollistik. Tashmë 34-vjeç, Bunjaku do të mundohet të ndihmojë skuadrën e tij të re për të lënë Regionalliga dhe për t’u ngjitur në 3.Liga.

Alberti është një lojtar që sjell shumë eksperiencë në ekip. Ai ka qenë një lojtar kombëtareje dhe mund të na rritë ne në nivele të ndryshme”, është shprehur për “EXPRESS” Markus Stigman, menaxheri i klubit gjerman.

Më tej ai shtoi: “Nga ana tjetër nuk duhet të presim mrekulli prej tij. Ai është 34 vjeç tani, jo më 25 vjeç. Gjithsesi ai sjell kualitet të madh, veçanërisht për ligën e katërt”. Bunjaku ka qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe më pas zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *