Ishte paralajmëruar që në 6 qershor dhe tashmë Dino Shpehar është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Bëhet fjalë për një sulmues 24-vjeçar, i biri i Roberto Shpehar, një prej lojtarëve më me emër në Kroaci.
Dino Shpehar ka “shëtitur” në shumë skuadra dhe nuk ka mundur që të shkëlqejë, por te Kukësi do të kërkojë që të rilindë. Mosha e tij premtuese i bën drejtuesit e Kukësit që të besojnë se mund të kryejnë një tjetër transferim fitimprurës.
Kartoni i Shpehar ka qenë në pronësi të skuadrës së CFR Kluzh në Rumani, por tani është një lojtar i lirë. Në të shkuarën sulmuesi në fjalë është aktivizuar Osijek, Dinamo Zagreb, Istra 1961 e Split si dhe me moshat e Kroacisë.
Sot Kukësi e ka prezantuar zyrtarisht dhe më pas sulmuesi do bashkohet me ekipin në Slloveni.