“Presioni të bën më të përqendruar“, Gjimshiti ironizon gazetarët: Kam parë që keni qejf të flisni për gabimin

Berat Gjimshiti ka qenë i pranishëm në krahë të trajnerit Reja për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të duelit me Izralelin. Mbrojtësi i Kombëtares vlerëson kundërshtarin, por nga krahu tjetër thekson se objektivi i vetëm i kuqezinjve është vendi i parë në grup. Sa i përket gabimit të bërë prej tij në golin e Islandës, Gjimshiti ka ironizuar gazetarët me faktin se u pëlqen të flasin për gabime. Por sipas tij nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi do të korrigjohet në ndeshjet në vijim.

“Çdo kundërshtar të jep presion, nuk ka skuadër që nuk të jep presion. Është më mirë që ka presion, sepse je më i përqendruar. Objektivi? Vendi i parë. Të gjithë duan vendin e titullarit. Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, do japim maksimumin. Izraeli ka një skuadër ofensive shumë të mirë, ka lojtarë të shpejtë. Të mbrohemi mirë, por edhe të sulmojmë mirë, sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.

Gabimi me Islandën? Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen. Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni. Në çdo punë të gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër. Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep më shumë në fund merr vendin e parë. Islanda apo Izraeli? Të dyja ekipet mendoj se janë njësoj. Sigurisht që kemi diskutuar për vështirësitë. Në ndeshjen e fundit kemi bërë gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë ndaj Izraelit”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *