Presidenti që nxjerr shpatullën duke festuar dhe lojtari që feston me cigare, klubi zviceran hyn në histori nga… një shitës parketesh

Ekipi i Luganos ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme. Lojtarët kanë ngritur lart Kupën e Zvicrës pa plot 29 vitesh, pasi kanë fituar me rezultatin 4-1 kundër St. Gallenit. Klubi helvet hyn në histori nga një… shitës parketesh. Mattia Croci-Torti është arkitekti i suksesit të Luganos, në krye të të cilëve erdhi në shtatorin e shkuar.

Croci-Torti shpërtheu në lot pas triumfit historik dhe kjo është krejtësisht e kuptueshmë duke ditur historinë e veçantë të tij. 40-vjeçari la pasur një të shkuar si futbollist me ekipe modeste mes ligës së parë dhe të dytë të Zvicrës, ndërsa pas varjes së këpucëve në gozhdë ka qenë më tepër rolin e ndihmësit. Kjo ka bërë që Croci-Torti të gjente një tjetër mënyrë për të nxjerrë të ardhurat. Kështu nis edhe eksperienca e tij e punës prej 10 vitesh në shitjen e parketeve.

Pak mund të kishin imagjinuar se një shitës parketesh do të sillte një trofe pas 29 viteve në Lugano. Festa e tifozëve dhe e gjithë klubit ishte e jashtëzakonshme. Madje, për disa përfundoi edhe me lëndime. Presidenti Foletti nxorri shpatullën në momentin që ishte duke festuar golin e tretë të skuadrës së tij. Mjekët e klubit janë kujdesur për 40 minuta me të pas këtij incidenti. Ndërkohë mbrojtësi Daprela zgjodhi të mos kufizohej aspak pas finales, pasi zgjedh të festojë fitimin e trofeut duke tymosur cigare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *