Fondi amerikan i invenstimeve Elliott bleu aksionet e klubit të Milanit në verën e vitit 2018 nga drejtuesit e mëparshëm kinezë. Investimet që prej asaj kohe nuk munguan, megjithëse rezultatet në fushën e lojës nga klubi italian ende nuk po vijnë. Por në lidhje me këtë investim të Elliott është shprehur edhe preisdenti i klubit të Lille, Gerard Lopez, i cili ka marrë prej këtij fondi një kredi me vlerë 140 milionë eurosh. Lopez ka thënë për “Financila Times” se fondi amerikan ka si synim ta shesë Milanin në të ardhmen, ndërsa te Lille ka financuar për një plan afatgjatë.
“Elliott financoi Milanin për ta shitur më pas te një palë e tretë. Ndrësa te ky klub (Lille) financoi për të nisur një program investimi te lojtarët, duke krijuar vlera, duke shitur disa por duke mbajtur të tjerët që të rrisin Lille-n, duke besuar një mirësinë e modelit francez të biznesit. Lille bëri një përfitim neto prej 200 milionë eurosh nga transferimet në dy vitet e shkuara. Nëse nuk jemi më të mirët në botë, ne jemi në 4-5 klubet më të mira”, ka thënë presidenti i klubit të Lille./Sport Ekspres/