Florentino Perez është një prej presidentëve që ka këmbëngulur më tepër për krijimin e Superligës Europiane. Kreu i Realit të Madridit është i pakënaqur me të ardhurat e grumbulluara nga aktivitetet sportive në Spanjë dhe në Europë, duke ngritur shpesh zërin për këtë çështje.
Presidenti i La Ligas ka dalë kundër Perezit. Tebas ka thënë së fundmi se:”Klubet e mëdha në Spanjë fitojnë po aq sa ato në Premier League. Real Madrid thjesht qan shumë për këtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/