Presidenti i Interit i “mbyll” gojën Contes/ Jo më ankesa në media, ndryshet largohet menjëherë

Conte ishte personazhi i sezonit të kaluar në Serie A, teksa trajneri ankohej gati çdo herë për të padrejtat që i bëheshin Interit nga federata italiane. Megjithatë duket se presidenti i zikaltërve, Zhang Suning e ka gjetur zgjidhjen e këtij problemi.

Pas rikonfirmimit të Contes në krye të pankinës, drejtuesit e klubit i vendoësn një rregull strikt: nuk duhet të bëjë “qaramanin” në fushë. Kjo kontratë nuk është thjesht shaka, por nëse Conte vazhdon të ankohet në media, Interit i lind e drejta ta shkarkojë pa dhënë asnjë shpjegim. Një rast mjaft i rrallë ky i ndërmarrë nga ana e zikaltërve, por mesa duket Suning kërkon qetësi në klub dhe të mos i ulet reputacioni i skuadrës për shkak të trajnerit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *