Dogjën flamurin grek, Haradinaj reagon për tifozët: Nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve

Gjilani u përball me Apoel Nicosia në turin e parë të eleminatoreve të Europa Ligës, ku u mposhtën vetëm në minutat shtesë. Skuadra kosovare e kishte gati të pamundur në letër dhe shumë media prisnin një goleadë nga ana e qipriotëve, por 11-shja e futur në fushën e gjelbërt ishte mjaft solide në repartin e mbrojtjes.

Megjithatë vëmendja nga Gjilani nuk u largua pas përfundimit të ndeshjes, teksa tifogrupi “skifterat” dogjën flamurin grek. Ky lajm e ka prekur shumë ish kryeministrin e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj, i cili në një status në facebook deklaroi se të tilla gjeste duhen ndaluar rreptësisht. Gjithashtu Haradinaj shtoi se ashtu siç shqiptarët kërkojnë t’i respektohen simbolet, në të njëjtën mënyrë duhet të sillen edhe me simbolet e shteteve të tjera.

“Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak. Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tonë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështjetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët”, ishta statusi në “Facebook” i Ramush Haradinajt./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online