Sezoni i ri duket se po nis me probleme të mëdha në Gjermani në lidhje me sjelljen e tifozëve. Më problematikët kanë qenë tifozët e Hanoverit. Ata kanë shkaktuar mjaft trazira, si në miqësoren kundër Bërnlit, duke çuar në ndërprerjen e saj, ashtu dhe në ndeshjen e kupës së Gjermanisë. ndaj kundër Shalkes, pjesa ultras rrezikon të mbetet jashtë dyerve të stadiumit. Prej kohësh tifozët e Hanoverit kontestojnë presidentin Martin Kind. Sipas medieve gjermane, së fundmi ata kanë kërcënuar presidentin, i cili është vënën nën mbrojtjen e policisë. Gazeta “Neue Presse” ka bërë me dije se prej së hënës presidenti i Hanoverit është nën mbrojtjen e policisë si kur qëndron në hotelin “Kokenhof” ashtu dhe në vilën e tij private në Grosburgvedel. Prej kohësh tifozët e Hanoverit kërkojnë largimin e presidentit Kind.