Presidenti i Brazilit e quan COVID-19 një mashtrim të medias, reagon menjëherë Dani Alvesh

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, insiston në idenë e tij se Covid-19 nuk është një virus aq i rrezikshëm nga sa paraqitet në media, madje më tepër e cilëson si një mashtrim të kësaj të fundit. Bolsonaro komunikoi se nuk do të ketë masa shtërnguese në vendin e tij, pasi kështu do të kishte humje në ekonomi që do të sillte edhe kaos. “Viruset e tjetra kanë vrarë më tepër dhe nuk ka pasur kaq shumë trazira. Nëse politikat e izolimit vazhdojnë, atëherë do të kishim kaos dhe virus së bashku. Covid-19 ka mbërritur dhe ne po e luftojmë atë. Kështu që së shpejti do të kalojë”, kanë qenë fjalët e presidentit brazilian.

Por të njëjtin mendim nuk e ndan një nga emrat më të njohur e me më tepër trofe të botës së futbollit, Dani Alves. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social në “Instagram”, mbrojtësi brazilian i kundërpërgjigjet kreut të vendit të tij, duke thënë se kjo situatë nuk mund të zhvlerësohet, aq më tepër kur ende nuk ka një kurë për këtë pandemi. Madje Alves shton se nuk dëshiron të jetojë një jetë pa ndarë momente me të tjerët apo duke pasur frikë ndaj tyre.

“Z. President, unë e respektoj shumë presidencën tuaj, ka shumë familje dhe njerëz që punojnë për të luftuar këtë pandemi dhe ju, si njerëzit më të rëndësishëm në atë vend, gjithashtu duhet të luteni për të mirën e vendit dhe popullit tonë. Është një kohë shumë e vështirë për botën dhe për popullatën tonë, ne nuk duhet ta zhbëjmë këtë situatë, veçanërisht nëse nuk kemi kurë për të. Si qytetar i përulur, unë vij për të shprehur mendimin tim, sepse nuk dua të jetoj pa qenë në gjendje të ndaja momente me njerëzit ose të kem frikë prej tyre. Zoti e bekoftë Brazilin dhe botën!”, ka shkruar Dani Alves./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online