Incidentet e ndodhura para finales së dytë të Kupës Libertadores mes Riverit dhe Bokës bënë që ndeshja e konsideruar si një nga më të shumëpriturat të shtyhet. Sot “CONMEBOL” vendosi që ndeshja të mos luhet në stadiumin e Riverit, por në një vend tjetër, diku tek datat 8 ose 9 dhjetor.
Gjithsesi, Boka ka të tjera pretendime, me presidentin e saj, Daniel Angelici, i cili ka reaguar, duke thënë se klubi kërkon fitoren në tavolinë, duke kujtuar dhe vitin 2015, kur për një ngjarje të ngjashme ekipi i tij u përjashtua.
“Ne nuk pranojmë të luajmë ndeshjen e kthimit! Në vitin 2015 jemi skualifikuar për një ngjarje të ngjashme. Ka precedentë për atë që kërkojmë dhe prandaj presim me qetësi për atë që d9o të vendosë gjykata. Nëse është e nevojshme do të shkojmë dhe në CAS!”