Xhovani Kolela u largua nga stoli i Partizani pas fitimit të titullit kampion me të kuqtë, por marrëdhënia mes tij dhe Gaz Demit vazhdon të mbetet pozitive. Presidenti i klubit kryeqytetas ka takuar ish-trajnerin e tij në Tiranë.
“Partizani Fan Club” bën me dije se Demi i ka ofruar Kolelës një post mjaft të rëndësishëm në klub. Bëhet fjalë për rolin e Drejtorit të Përgjithshëm. Megjithatë, italiani nuk e ka pranuar këtë detyrë të re te “demat e kuq”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/