Trajneri i Laçit Besnik Prenga dhe kapiteni kurbinas Gentian Selmani kanë dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së Europa League kundër Anorthosis.
Luhet pa tifozë nesër (Larnaka, 19:00) dhe kjo gjë e gëzon trajnerin Prenga: “Anorthosis është një ekip i fortë dhe një ndër më të vështirët që mund të hasnim. E dimë këtë gjë, por do të mundohemi të përfitojmë nga fakti që luhet pa praninë e tifozëvëe dhe do të kërkojmë një rezultat pozitiv.
“Moti është më i nxehtë se në Shqipëri, por gjithsesi nuk kemi frikë dhe do të kërkojmë rezultat të mirë.
“Anorthosis ka lojtarë mjaft cilësorë dhe nuk kemi veçuar ndokënd, do të mundohemi të bëjmë lojë në grup për të ndalur rivalin. Nuk kemi mungesa, e gjithë skuadra është në dispozicionin tim”.
SELMANI
Ndërkaq, kapiteni Selmani foli shkurt: “Është një ndeshje e vështurë, do të japim gjithçka. Është një sfidë që zgjat 180 minuta, nuk mbyllet gjithçka që sot. Jemi një skuadër e re në moshë dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë”.