Llapi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme pas asaj kundër Prishtinës. Ekipit nga Podujeva i ka mjaftuar një gol në minutat e fundit nga mbrojtësi Prençi për të mposhtur Gjilanin në transfertë. Kjo fitore e ngjit Llapin në vendin e dytë me 44 pikë, katër më pak se Feronikeli kryeues, që luan në orën 18:00 në transfertën e vështirë kundër Prishtinës.
Ferizaj mori fitoren e dytë rresht në shtëpi. Ekipi i Sokolit mposhtën me rezultatin 3-1 KEK-un e vendit të fundit. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por dopieta e Shabanit përmbysi rezultatin që në pjesën e parë. Vendasit shënuan në minutat e fundit dhe dy herë të tjera dhe kjo fitore i ngjit ata në vendin e dhjetë me 24 pikë.
Trepikësh i artë për Lirinë e Prizrenit. Bardhezinjtë fituan në Mitrovicë përballë Trepçës vendase me rezultatin 1-2, duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve, pavarësisht se vazhdojnë të renditen në vend të parafundit.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa Ilir Mustafa ishte “heroi” i Lirisë me golin e shënuar në minutën e dytë shtesë të ndeshjes. Në sfidën tjetër Drenica dhe Flamurtari shënuan nga një gol dhe ndanë nga një pikë.
Andrews kaloi vendasit në avantazh në minutën e 30-të, ndërsa Flamurtari barazoi rezultatin menjëherë me anë të Egzon Krasniqit.
Drenica-Flamurtari 1-1
(Andrews 30’ / Krasniqi 31’)
Ferizaj-KEK-u 3-1
(Shabani 16’, 33’, Demiri 85’ / Hajdini 12’)
Gjilani-Llapi 0-1
(Prençi 79’)
Trepça ’89-Liria 1-2
(Gava 74’ / Fetahaj 55’, Mustafa 90+2′)