Premtoi se do të ndryshonte modelin e flokëve nëse fitonte Europianin, Marc Cucerella mban fjalën

Kombëtarja spanjolle mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e Kampionatit Evropian të dielën dhe u bë kampione e Evropës për herë të katërt në histori. Marc Cucurella premtoi se do të ndryshonte modelin e flokëve nëse fitonte medaljen e artë.

Ai bëri një premtim se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe në rast se do të fitonte kampionatin evropian dhe pak ditë më vonë Cucurella vendosi ta përmbushë premtimin dhe tregoi se si duket modeli i flokëve të tij.

Cucurella është lyer me të kuqe dhe ka pozuar me fanellën e Spanjës nga ndeshja finale dhe ka qenë e dashura e tij ajo që publikoi këto foto dhe tregoi se Marc e përmbushi premtimin që i kishte bërë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/