Premtoi objektiva për titull kampion, Berlusconi piketon dy lojtarë me eksperiencë për Monzan

Monza shkroi historinë duke u ngjitur për herë të parë në Serinë A. Berlusconi dhe Galliani kanë përdorur përvojën e tyre të suksesshme me Milanin për të ngritur një projekt serioz me skuadrën nga Brianza. Vetë presidenti i tyre deklaroi se tashmë objentivat do të jenë pjesënarrja në Europë dhe fitimi i titullit kampion.

Në mediat italiane kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që janë piketuar nga dyshja Berlusconi-Galliani. Bëhet fjalë për dy lojtarë me eksperiencë si Candreva dhe Ranochia. Te dy kanë provuar të mbajnë mbi supe fanellën e Interit, ndërsa tashmë Berlusconi kërkon ti bindi të veshin atë të Monzës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *