Ronaldo Nazario çon deri në fund fjalën e dhënë. Ish-sulmuesi brazilian “vuri bastin“ e guximshëm në fillim të sezonit, teksa premtoi se do të udhëtonte 200 km me biçikletë në rast se klubi që ai ka në pronësi do të siguronte ngjitjen në La Liga.
Real Valladolid-i ia doli që të bëhej përsëri pjesë e elitës së Spanjës, duke detyruar kështu Ronaldon të mbante premtimin e tij. Braziliani u nis 5 ditë më parë së bashku me partneren e tij, një fizioterapist dhe një mekanik nga “Camino de Santiago” dhe ditën e djeshme mbërriti në “Plaza del Obradorio”. Plot 200 km udhëtim, i ndarë në 4 faza me nga 50 km secila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/