Premier Liga vjen me risi në shkurt, e para në botë që vendos rregullin e ri në futboll

Muaji shkurt do të vijë me risi për Premier Ligën. Nga data 6 shkurt e deri në fund të sezonit një rregull i ri do të marrë jetë në elitën e futbollit anglez. Kjo kohë do të shërbejë si një periudhë testimi dhe mund të kemi një zgjatje të zbatimit të rregullit të ri.

Gjithçka ka të bëjë shtimin e 2 zëvendësimeve shtesë, të cilat do të mund të kryhen në rast se vihen re tronditje në kokë të futbollistëve. Lufta në ajër dhe gjuajtjet e fuqishme të topit me kokë jo pak herë kalojnë pa pasoja për lojtarët, të cilët për pasojë mund të preken edhe nga sëmundja e dementias. Premier Liga do të bëhet kështu i pari kampionat në botë që vjen me një rregull të tillë, që synon të shktojë kujdesin për shëndetin e futbollistëve në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online