Armando Broja po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tij të 5 në atë që konsiderohet kampionati më i fortë në botë kundër Brentfordit. Futbollisti 20-vjeçar arriti të gjente rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i dërguar shifrat në 3-1 dhe duke i dhënë qetësinë e duhur ekipit të tij.
Premier League ka shpallur rezultatet në faqen e vetë zyrtare, ku tregon se Armando Broja zgjidhet “Mbreti i Ndeshjes“ në sfidën mes Southamptonit dhe Brentfordit. Lojtari shqiptar po dëshmon më së miri vlerat e tij në çdo përballje, duke u rritur nga java në javë për të qenë gati të plotësojë ëndrrën e tij për të veshur fanellën e ekipit të parë të Chelsea-t./Sport Ekspres/
Your midweek @budfootball King of the Match winners:
? Jarrod Bowen ?
? Armando Broja ?#WHUNOR ? // #SOUBRE ? pic.twitter.com/ActptT3wNw— Premier League (@premierleague) January 12, 2022