Varianti Omicron i koronavirusit ka goditur keqazi Premier League, teksa shumë sfida janë shtyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Si zgjidhje për parandalimin e këtij versioni do të ishte vaksinimi masiv i pjesëtarëve të këtij kompeticioni, por nuk ndodh kështu.
Mësohet se 16% e lojtarëve në Premier League nuk kanë marë asnjë dozë vaksine. Federata angleze ka bërë një thirrje zyrtare për vaksinimin e kësaj pjese, në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit Omicron.
Si pasojë e Covid-19 Anglia nuk do të japë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/