Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur hapur për situatën katastrofike në të cilën ndodhet ish-klubi i tij, Manchester United. Portugezi e ka bindje se problemi i kësaj skuadre nuk qëndron te trajneri. Ndërkohë vetë Ronaldo theksoi se pas futbollit nuk do të bëhet trajner, por pronari i një klubi. Dhe çfarë do të bënte Ronaldo si pronari i Man Utd? Do të spastronte gjithçka.
“Premier League është kampionati më i vështirë në botë. Nuk ka ekip të keq, të gjitë luftojnë, të gjithë vrapojnë, të gjitha ekipet janë të forta. Futbolli ka ndryshuar plotësisht. Nuk ka ndeshje të lehta. Por problemi nuk janë trajnerët. Do të jap një shembull me një akuarium: Ke një peshk në akuarium, i cili është i sëmurë, e nxjerr dhe e zgjidh problemin, pastaj e vendos sërish në akuarium, por do të jetë sërish i sëmurë.
Problemi te Manchester United është i njëjti. Nuk është gjithmonë problemi me trajnerin. Ka shumë më tepër se kaq. Nëse unë dotë isha pronari i atij klubi, do të sqaroja gjërat dhe do të spastroja gjërat që janë të këqija”, tha Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/