“Premier League” bëhet magnet për lojtarit e kalibrit të lartë, tashmë do të mbërrijë edhe Griezman

Teksa në të gjitha kampionatet ka ndikuar kriza e madhe e Koronavirusit, gjendja nuk duket aspak shqetësuese në Angli me sjelljen e klubeve në merkaton e verës. Shumë figura të njohura të futbollit europian kanë zgjedhur që të mbërrijnë në këtë kampionat, ku më veçanërisht është Chelsea që ka goditur me disa blerje talentesh që mund të spikasin së tepërmi në sezonin e ardhshëm.

Madje shumë u përfol për largimin e Lionel Mesit te Manchester City, që u bllokua vetëm në minutat e fundit. Por do të jetë Antoine Griezman që do të mbërrijë në “Premier League”, ku sipas “Daily Mail” janë tre ekipe që e dëshirojnë në skuadër, megjithëse emrat e tyre mbeten ende të fshehta.

Arsyeja e këtij largimi do të jetë fakti se Coutinho është kthyer sërish te Barcelona pas huazimit nga Bajerni i Mynihut. Trajneri Koeman ka bërë zgjedhjen mes lojtarëve duke kërkuar që t’i jap më tepër besim futbollistit brazilian, për ta nxjerrë tërësisht jashtë loje yllin në rënie të Francës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online