Prekëse/ Gjyshi i varfër në Argjentinë nuk kishte televizor në shtëpi, shikonte çdo ndeshjet të Botërorit i ulur para vitrinës së një dyqani

Disa tifozë të pasionuar të futbollit jetojnë për Kupën e Botës, një ngjarje që zhvillohet çdo katër vjet. E ndërsa shumë kanë mundësinë të shijojnë ndeshjet në stadium apo në shtëpitë e tyre të ngrohta, për disa nuk është kështu.

Argjentina dhe Franca do të luajnë finalen e Kupës së Botës në Katar të dielën. Një gjysh i varfër do të ketë mundësinë të shikojë ndeshjen më të rëndësishme të turneut në shtëpinë e tij, për të cilin futbolli është padyshim gjëja më e rëndësishme.

Ai jeton në një varfëri të tillë sa nuk ka as televizor në shtëpinë e tij modeste, ndaj çdo ditë shkonte në vitrinat e një dyqani dhe shikonte ndeshjet e Botërorit nëpër hekura. Bëhet fjalë për Carlos Bejar, një argjentinas 82-vjeçar, i cili është marrëzisht i dashuruar pas Argjentinës, si të gjithë banorët e atij vendi të Amerikës së Jugut.

Argjentina po bëhet më e varfër nga viti në vit për shkak të problemeve të mëdha me inflacionin, që më së miri ndjehet nga popullata e moshuar e vendit. Për një jetë normale në Argjentinë duhen rreth 600 euro në muaj, ndërsa paga mesatare është 400 euro, që thotë mjaftueshëm se praktikisht çdo ditë është mbijetesë. Dhe Carlos Bejar është një pasqyrë e jetës argjentinase ku futbolli është më shumë se jeta dhe një mundësi për të shpëtuar nga përditshmëria e zymtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *