Kosova U21 përballet me Izraelin më 16 tetor dhe kjo është ndeshja e fundit e kualifikueseve të Europianit për skuadrën e drejtuar nga Rafet Prekazi. Ky i fundit ka përzgjedhur edhe lojtarët që do të ketë nën urdhra për këtë takim.
FFK ka publikuar listën e 22 lojtarëve që do të mund të japin kontributin e tyre për takimin me Izraelin. Momentalisht Kosova U21 renditet në vendin e katërt me 12 pikë, por për të kapur vendin e dytë duke shumë e vështirë.
Fitorja me Izraelin i mban në lojë, por Norvegjia e vendit të dytë ka në program edhe një ndeshje me Azerbajxhanin e vendit të fundit. Gjithsesi duhet thënë se paraqitja e Kosovës në këto kualifikuese ka qenë mjaft e mirë, duke arritur të mundë edhe Gjermaninë e vendit të parë.