Preja më e mirë gjuhet në largësi, po Kyrian Nabueze çfarë është duke bërë?

Kur ishim ende në pritje të nisjes së kampionatit shqiptar, e gjithë vëmendja ndalej te analiza për lojtarët që mund të merrnin rolin e protagonistit. Sidomos në aspektin e sulmit, pasi gjithmonë janë ata futbollistë që lënë më shumë gjurmë.

U përfol tepër për Joseph Ekuban, por përveç faktit se është vëllai i Caleb Ekubanit, te Partizani nuk dinë asgjë tjetër rreth këtij lojtari. Gjithashtu edhe Brown ngriti jo pak entuziazmin me atë debutim në Superkupën e Shqipërisë kur mori rolin e heroit ndaj Kukësit.

Por ajo do të ishte ndeshja e parë dhe e fundit që do të dëgjonim rreth tij. Vasil Shkurtaj është një tjetër sulmues sezone, me lëkundjet e tij dhe që nuk mund të zgjidh ndeshjet i vetëm.

Surpriza e madhe vjen nga Laçi, atje ku Armando Cungu është me fat që ka një futbollist si Kyrian Nabueze në skuadër. Në 10 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola, ndërsa në shumë raste nga distanca. “Preja më e mirë gjuhet nga largësia”, të paktën për Nabuezen, që e ka të preferuar mënyrën e shënimit nga një distancë e largët.

E tillë ishte edhe ajo dopietë ndaj Vllaznisë, që pavarësisht gabimeve në mbulime falë edhe fizikut të fortë të këtij sulmuesi, nuk mund të ngarkohen shumë me faj shkodranët, pasi ishin aftësitë e Nabuezes ato që bënin diferencën. Superiorja duket se e ka gjetur bomberin e saj të radhës. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/590098168395965/UzpfSTE2MDcwOTk5MzQ3NDoxMDE1ODQzNjc5MzQxMzQ3NQ/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online