Prapaskenat e merkatos, Tirana fitoi garën me dy klube italiane për lojtarin e Kombëtares finlandeze

Tirana ka prezantuar ditën e sotme afrimin më të ri në këtë merkato. Pas një goditjeje të madhe si Taulant Seferi, një tjetër zyrtarizim i madh vjen për bardheblutë. Bëhet fjalë për Tim Vayrynen, i cili formosi si lojtar i lirë për kampionët e Superires pas përfundimit të kontratës me Helsinkin.

Por “Tuttomercatoweb“ zbulon edhe prapaskenat e këtij transferimi. Tirana nuk ka qenë e vetmja skuadër e interesuar për shërbimet e sulmuesit që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Finlandës. Në garë për 27-vjeçarin ishin edhe dy klube italiane, Askoli dhe Virtus Entela.

Megjithatë ekipet e Serisë B nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, për këtë arsye duket se Vayrynen ka vendosur të zgjedhë një ekip kampion si Tirana se sa ligën e dytë të futbollit italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *