Jep dorëheqjen nga Liga Profesioniste, Edvin Libohova zbulon arsyen që nxiti këtë vendim

Edvin Libohova ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Ligës Profesioniste. Ai së bashku me krerët e klubeve të Kategorisë Superiore luftuan për të tërhequr vëmendjen e qeverisë në muajin shtator, duke bojkotuar kampionatin e duke bërë të mundur kështu që kryeministri Rama të jepte premtimin për mbështetjen e sportit.

Në një prononcim për mikrofonin e “Top Channel“ Libohova shpjegon arsyet që e nxitën të shkonte drejt një vendimi të tillë. Shkak është bërë mungesa e kohës për të qenë i angazhuar plotësisht në krye të Ligës Profesioniste.

“Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t’u marrë me ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht i kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen.Rendësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.

Ne nuk e kemi në edukatë trasferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet tek kompanitë e sigurimit, një shpenzim, ekstra që duhet të mësohemi pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti ndërsa sot janë një kosto ekstra për ta”, ka deklaruar Edvin Libohova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online