Prapaskena/ “Luajmë pa tifozë!”, Kosova refuzon Iranin!

 

Nëse Shqipëria, mes shumë peripecish, e konfirmoi miqësoren kundër Ukrainës të dielën pasdite, nuk ka ndodhur kështu me Kosovën.

Sfida e dytë miqësore e Kosovës, kundër Bregut të Fildishtë, u anulua me kërkesë të kombëtares afrikanë, ndërkohë që edhe miqesorja e organizuar me urgjencë kundër Iranit është anuluar.

Një lajm i keq për trajnerin Bernard Shaland, që shpresonte të shihte nëse fitorja kundër Shqipërisë ishte rastësi, apo Kosova ka bërë hapa reale përpara. Ndaj Iranit nuk do të luhet!

Precedenti kuqezi – Në vitin e tij të parë te Shqipëria, Xhani de Biazi do të luante një miqësore me kuqezinjtë, në Vajekas, Spanjë, pa tifozë, përballë Katarit. Ndoshta, shumë pak e mbajnë mend atë histori, por fakti është që në atë terr të vërtetë, edhe televiziv, bëri shumë bujë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-1 me golat e Bakajt dhe Bogdanit, ndërsa pak ditë më pas do të luanin ndaj Iranit në Stamboll të Turqisë, ku pati shumë pak tifozë. De Biazi & Co, edhe pse Katari kërkoi të luhej pa tifozë, vendosën që të zbresin në fushë. Një histori paralele, por ndryshe, ka ndodhur me Kosovën, që nuk do të luajë miqësoren e dytë, atë ndaj Iranit, pas suksesit me Shqipërinë.

Federata e futbollit të Kosovës e ka konfirmuar lajmin se ndeshja mes Kosovës dhe Iranit nuk do të zhvillohet. Irani që është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, kishte dhënë disa kushte, njëri prej tyre është që të mos kishte tifozë. FFK-së kjo nuk i ka pëlqyer dhe ka vendosur që ta anulojë ndeshjen.

“Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin. “Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të pranueshme për FFK-në”. Në fakt, kërkesa ishte që ndeshja të zhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje. Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërkaq, një leksion për Federatën e Kosovës, në mënyrë që në të ardhmen të gjejë organizatorë më të besueshëm për miqësoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online