Prapaskena/ E kërkoi ekipi i “Premier League” me të “çmendurin” Bielsa, flet Kumbulla: E vërteta, e dua këtë…

Marash Kumbulla do të lëvizte në merkaton e verës nga Verona te Roma, për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Pas shkëlqimit me skuadrën e Juric, mbrojtësi i Shqipërisë mori jehonë të madhe.

“The Telegraph” ka zbuluar se Lidsi e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Pikërisht në ekipin që drejtohet nga “i çmenduri” Bielsa, që di të tërheq vëmendje brenda dhe jashtë fushës së blertë. Pavarësisht insistimit të madh për të nënshkruar me Kumbullën, ky i fundit vendosi që të qëndronte në Itali.

Ndërkohë vetë futbollisti ka lënë derën e hapur për kalimin në Angli. “E vërtetë, kisha interesime nga “Premier League”. Unë zgjodha që të rri në Itali dhe hodha hapin te një nga ekipet më të mëdha në Seria A. Bëra zgjedhjen e duhur. Por Premier League është kampionati im i preferuar dhe në të ardhmen, pse jo? Kurrë nuk i dihet”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *