Prapaskena/ Conceicao theu televizorin në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë, u tërbua me lojtarët e tij pas golit të Lautaro Martinez

Një spektakël i vërtet erdhi në mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Inter-Milan. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në shifrat 1-0 falë golit të Lautaro Martinez. Menjëherë pas lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, trajneri i Milanit ka shpërthyer.

Mediat italiane zbuluan se Conceicao është tërbuar me golin që ka pësuar ekipi i tij. Ai ka goditur televizorin që ndodhej në dhomën e zhveshjes, që më pas është shkatërruar tërësisht. Trajnerin nuk po e mbanin nervat sesi Di Marco surprizoi mbrojtjen e Milanit me vijimin e aksionit që do të përfundonte në rrjetë.

Një mesazh i dërguar qartazi për lojtarët e tij, të cilët ishin ende në trauma pasi pësuan edhe golin e dytë pasi dolën nga dhoma e zhveshjes. Megjithatë në fund Milani arriti të reagojë dhe përmbysi gjithçka në 2-3. /Sport Ekspres/