Pranon emrin e sulmuesit bullgar që kërkon Tirana, Spahiu: Nuk është sekret për Ernest Muçin

Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme përpara ndeshjes Tirana-Kastrioti ka qenë i pranishëm edhe menaxheri i ekipit, Enton Spahiu. Një vëmendje të madhe ka nga zyrtarët e klubit bardheblu pasi jemi në kohën e merkatos dhe tifozët presin të tjera nënshkrime pas afrimit të Taulant Seferit.

Presidenti Halili është shprehur se një sulmues bullgar do të zyrtarizohet tek Tirana, por është e gjitha çështje kohe. Nga ana tjetër, Spahiu ka konfirmuar se negociatat janë me Ahmed Ahmedov. Kur flitet për Ernest Muçin thuhet qartësisht se nuk ka sekrete sa i përket interesit të lartë për sulmuesin e Tiranës, por është i fokusuar te kryeqytetasit.

Tirana kërkon sulmuesin bullgar, Ahmed Ahmedov, sa i vërtetë është ky lajm?

Është e vërtetë, por kemi pasur negociata dhe me sulmues të tjerë. Për etikë, negociatat nuk mund të tregohen, përderisa emrat nuk janë bërë publikë. Thjesht jemi në negociata me disa lojtarë, janë disa alternativa që i janë ofruar stafit teknik dhe klubeve. Do të shohim si është procedura në vazhdim.

Me sulmues mbyllet merkatoja apo keni emra të tjerë?

Nuk mund ta themi këtë, sepse drejtuesit janë gjithmonë në kërkim të alternativave për të forcuar organikën tonë. Me miratimin e stafit teknik, do të shikojmë se ç’do të ndodhë deri në fund të janarit.

Flitet për ndonjë marrëveshje për Muçin?

Muçi është i qetë, i fokusuar. Në çdo minutë mendon të japë më të mirën. Ofertat nuk komentohen. Nuk është sekret që ka interes të madh për të.

Keni ndonjë replikë për komentin e zyrtarit të Shkëndijes?

Absolutisht asnjë përgjigje

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *