Pranimi i ofertës do të ishte një gabim, tjetër ekip del për Xhakomo Vrionin

Një tjetër skuadër ka dalë në skenë për Xhakomo Vrionin dhe sërish vjen nga Seria B. Këtë herë flitet për Frosinonen, por sulmuesi shqiptar duhet të bëjë gjithçka që ky transferim të mos ndodhë.

Ashtu siç e kemi parë edhe te Kombëtarja së fundmi, Vrioni i formuar nga trajnerët e Juventusit është tërësisht ndryshe nga sulmuesi që aktivizohej për shumë minuta në Serinë B.

Një kampionat ky që nuk ka nivel të lartë dhe nuk mund të vijë një rritje e madhe e sulmuesit. Vrioni është vetëm 21-vjeç dhe nëse do të arrijë të bind Juventusin edhe për një sezon tjetër, do të ishte një arritje më vete.

Deri tani lojtari kuqezi ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje me Juventusin U-21 që pas transferimit në janar, për vetë situatën e pazakontë si kanë rrjedhur ngjarjet. Në rastin se do të shkëlqejë me të rinjtë, akademia e Juventusit ka vështrimin e gjithë Serisë A, atje ku do të kishte skuadra që do të interesoheshin për shërbimin e tij.

Por në pikën aktuale dhe me vetëm tre ndeshje të zhvilluara, të vetme oferta të paraqitura mund të jenë nga Serie B. Për më tepër mundësitë që i ofroi Sarri dhe po i vazhdon Pirlo për thirrjen në ekipin e parë janë privilegj më vete pasi bëhet fjalë për këshilla të marra nga një legjendë dhe në një mjedis ku ndriçojnë vetëm yje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *