“Prandaj e dua futbollin”, Mbape reagon pas makthit me Zvicrën: E vështirë që të flesh gjumë pas asaj që ndodhi

Kilian Mbape ka përjetuar momentin më të vështirë në eliminimin e Francës nga Zvicra. Ylli i PSG gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë mundësinë helvetëve që të shkojnë në çerekfinale me Spanjën. Menjëherë pas fundit të takimit ka ardhur edhe reagimi i Mbapes që i kërkon falje tifozëve për gjithçka ndodhi.

“Shumë e vështirë për të kthyer faqen tonë. Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, nuk mund të arrinim objektivin tonë. Më vjen keq për atë penallti. Doja të ndihmoja ekipin, por dështova.

Do të jetë e vështirë që të fle gjumë, por fatkeqësisht janë këto luhatje të sportit që unë i dua aq shumë. Unë e di se tifozët janë të zhgënjyer, por doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që keni besuar te ne. Më e rëndësishmja është që të ringrihesh më i fortë. Urime dhe fat të mbarë Zvicrës”, tha Mbape. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *