Prag-Skënderbeu, Malota surpriza e Korçës?

Partizani ka ndryshuar në çdo ndeshje rreshtimin e mbrojtjes deri tani, herë për zgjedhje e herë për hall. Dëmtimi i Arbnor Fejzullahut në Kuçovë ka detyruar trajnerin Juliano të spostojë Labinot Ibrahimin në krahun e djathtë, ndërsa i vetmi lojtar i paprekshëm deri tani ka qenë Kotobelli, sepse tre qendërmbrojtësit janë alternuar, me Atandën që ka qenë titullar në dy ndeshjet e para. Megjithatë, për në Korçë Juliano mund të kthejë në formacion pas shumë kohësh Renato Malotën. Fizikisht Malota është në formë optimale dhe gabimet në qendër të mbrojtjes gjatë ndeshjes kundër Kukësit kanë vënë në mendime Julianon, i cili mund të ndryshojë sërish, me shpresën se do të gjejë dyshen e duhur në qendër. Nuk priten ndryshime në repartet e tjera, me Çanin të vetëm në sulm, mbështetur nga Adorjan e Progni, edhe pse në Korçë në të shkuarën ka qenë vendimtar Emiljano Vila dhe nuk përjashtohet aktivizimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *