Portugezi i shprehu dashurinë për herë të parë, Kumbulla flet pas ndeshjes: Murinjo më ka dhënë shumë këshilla, kam kaluar shumë…

Në përfundimin e ndeshjes mes Romës dhe Cagliarit, Murinjo ka përgëzuar Kumbullën për ndeshjen e zhvilluar. Portugezi është shprehur se ka treguar ashpërsi ndaj mbrojtësit shqiptar, por ky i fundit punoi kokë ulur dhe tregoi vlerat e tij. “Ishte më i miri në fushë, tani Kumbulla është një nga lojtarët e mi të besuar”, tha Murinjo për të treguar provën e kaluar.

Nga krahu tjetër edhe Marashi ka folur pas ndeshjes me Cagliarin: “Jam i lumtur se kohët e fundit kam kaluar moment të vështirë. Ishte periudhë e vështirë për mua pasi nuk luajta shumë. Falë shokëve të mi të ekipit dhe trajneri, pasi Murinjo më ka dhënë shumë këshilla, kam dhënë maksimumin në stërvitje dhe për të qenë gati në momentin e duhur”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *