Një sukses do t’i garantonte Portugalisë kalimin në fazën tjetër, por në anën tjetër, historinë dëshirë ka ta shkruajë edhe Irani i Keirozit, që nëse do të fitonte ndaj “Brazilit të Europës” do të arrinte për të parën herë në fazën e 1/8-ve, duke qenë se në katër precedentët e Kupës së Botës, përpara Rusi 2018, është eliminuar gjithmonë në grup. Edhe pse, statistikat bëjnë që kjo ndeshje të jetë një malore: Irani nuk ka fituar kurrë ndeshjen e fundit të grupit në një Botëror (1 barazim dhe 3 humbje) dhe ka shënuar tre gola duke pësuar 10 të tilla.
Bëhet fjalë për takimin e dytë mes Iranit dhe Portugalisë, pas Botërorit 2006. Luzitanët, në atë kohë, fituan me rezultatin 2-0 falë golave të Dekos dhe Ronaldos. Në fakt, ajo ndeshje është ende sot në kujtesën e CR7, duke qenë se ishte goli i parë në këtë kompeticion.
Sigurisht, nëse shohim statistikat, në fakt, Irani nuk ka fituar kurrë në shtatë paraqitjet ndaj skuadrave evropiane në një Botëror (1 barazim dhe 6 humbje). i vetmi barazim është ai ndaj Skocisë në 1978. Por, personazhi brenda kësaj kornize do të jetë trajneri Karlos Keiroz, që ka udhëhequr Portugalinë në dy raste, në vitin 1991 deri në 1993 dhe nga viti 2008 deri në 2010-n. Gjendej në pankinën e Portugalisë edhe në Botërorin 2010, kur Portugalia arriti fitoren më të thellë (7-0 ndaj Koresë së Veriut).
Fitorja 1-0 ndaj Portugalisë kundër Marokut në ndeshjen e fundit ishte e para në një Botëror ku luzitanët kanë mbajtur portën e paprekur nga viti 2010 në një barazim 0-0 ndaj Brazilit, duke mbyllur kështu ecurinë e pesë ndeshjeve ku kishte pësuar gjithmonë.